75 Mall Live Search
15:18 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / MSH

Rita Ora jep lajmin e mirë për fansat, në këtë datë publikon albumin e ri

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka ndarë një lajm të mirë me fansat e saj.

Ajo ka bërë të ditur se ka gati albumin e ri “YOU & I”.

Rita madje ka bërë të ditur edhe datën e publikimit, e që është 14 korrik.

Ky do të jetë albumi i tretë i yllit shqiptar, raporton Indeksonline.

Të gjithë ata që duan, albumin mund ta para-porosisin qysh sot.

“Ky album do të thotë shumë për mua – është si ditar i viteve të mia të fundit, është muzika ime dhe më duket shumë i vërtetë dhe se kush jam sot” ka thënë Rita.