75 Mall Live Search
11:59 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rita Ora ju bashkohet prindërve në pushime në Malibu

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare Rita Ora ka vendosur që të bashkohet me prindërit, që tash e disa ditë kishin nisur pushimet, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur nëna e yllit të muzikës, Vera Ora e cila përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj në Instagram ka treguar se po qëndrojnë në pushime në Malibu së bashku me vajzën e tyre.

Kujtojmë që Rita është mjaft e angazhuar me koncerte gjithandej nëpër botë, por ka gjetur kohë për familjen. /Indeksonline/