Rita Ora ka një koment mjaft interesant për Bebe Rexhën
Bebe Rexha njihet si një nga këngëtaret më të njohura shqiptare në arenën ndërkombëtare, e cila së bashku me Rita Orën, Dua Lipën apo edhe Ava Max po korrin suksese në skenën muzikore botërore, shkruan Indeksonline.
 
 Duke qenë person i njohur dhe i dashur nga publiku padyshim se Bebe Rexha zgjon interesim edhe me paraqitjet e saj nëpër rrjetet sociale.
 
 Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi mjaft provokuese, duke u shfaqur vetëm në të brendshme.
 
 Ajo që bie në sy është komenti i Rita Orës që i ka drejtuar këngëtares.
 
 “Tekstshkruesja ime seksi, je shumë e bukur dhe po bëhesh edhe më joshëse me kalimin e viteve dhe talenti yt flet vet. Vazhdo kështu.”: Ka shkruar Rita Ora. 
 
 Kujtojmë që kishte fjalë se ato nuk kishin ndonjë relacion të mirë mes tyre, por që duket se këto kanë qenë vetëm thashetheme. /Indeksonline/


