08:57 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Rita Ora ka një lajm të mirë, mezi po e pret këtë moment

Rita Ora po punon pa ndal për projektet e reja, e për të cilët detaje ka zbuluar edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.

Artistja kosovare me famë botërore, edhe mbrëmë bëri një gjë të tillë, ku nëpërmjet disa imazhe tejet atraktive tregoi se diçka e re do të vije shumë shpejt nga ajo.

“Sapo xhirova diçka shumë argëtuese, mezi po pres që ju të gjithë ta shihni”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

29 vjeçarja shihet si të shumtën e herëve me buzëkuqin e saj klasik, një grim të lehtë dhe veshjes sportive, teksa pozoj para pasqyrës.

Ndryshe, kujtojmë që pak ditë më parë Rita u ‘kap’ në shoqëri të ish të dashurit të Rihannës, këngëtarit Chris Brown./Indeksonline/