Rita Ora kalon pushimet në Ulqin bashkë me prindërit e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zgjedhur Ulqinin si destinacionin e saj për disa ditë të qeta pushimi përpara angazhimeve të mëdha muzikore.
Artistja, e cila prej vitesh është një nga emrat më të përfolur në skenën ndërkombëtare, u rikthye pranë rrënjëve të saj për të kaluar pak kohë me familjen.
Kjo është bërë e ditur nëna e saj, Vera Sahatçiu Ora, e cila publikoi një video në rrjete sociale.
Në pamje shihet Rita e qetë dhe e buzëqeshur në shoqërinë e prindërve, duke shijuar momentet e ngrohta familjare. Videoja u prit me shumë komente pozitive nga ndjekësit, të cilët u gëzuan që këngëtarja gjeti kohë të kthehej në trojet shqiptare.


