Rita Ora këngëtarja e katërt më e dëgjuar në botë
Sukseset e këngëtareve shqiptare në botë nuk kanë të ndalur.
Këngëtarja nga Prishtina, Rita Ora ka arritur një tjetër sukses, sipas ‘Official Charts’ 28 vjeçarja është këngëtarja e katërt më e dëgjuar në botë me dy këngë të përfshira në këtë radhitje, shkruan Indeksonline.

“Sapo përfundova 11 orë xhirime dhe e kuptova që jam një nga këngëtaret më të klikuar në botë për vitin 2018 dhe kam dy këngët më të dëgjuarat! Çfarë dite e mirë” ka shkruar Rita pasi kuptoj lajmin.

Ndryshe, Rita vazhdon me koncerte në kuadër të turneut të saj botëror ‘Phoenix’, ndërsa ditë më parë publikoj projektin e ri ‘Ritual’./Indeksonline/
