11:25 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rita Ora kërkon votën tuaj për Brit Awards

Kanë mbetur edhe nëntë ditë deri tek një ngjarje tjetër e rëndësishme në botën e artit dhe kulturës, ajo Brit Awards.

Në këtë event në mesin e nomimeve nuk mungojnë as yjet shqiptare, Rita Ora e Dua Lipa.

Madje të dyja vajzat nga Kosova, janë të nominuara në të njëjtën kategori, atë të Videos më të mirë, përcjellë Indeksonline.

Dua Lipa është e nominuar dy herë në këtë kategori me videoklipin e saj “IDGAF”, ndërsa vjen edhe në bashkëpunimin me Calvin Harris “One Kiss”.

Ndërsa po në këtë kategori është edhe Rita Ora me këngën “Let You Love Me”.

Rita përmes një instastory të postuar në llogarinë Instagram ka kërkuar mbështjen e fansave dhe votën e saj për ta fituar këtë çmim./Indeksonline/