75 Mall Live Search
14:12 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Rita Ora kishte përdorur maskë para se Covid-19 të pushtonte botën

Rita Ora është gjithmonë në hap me trendet e reja të modës,  ndonjë herë edhe para tyre.

Artistja shqiptare në një postim në Instagram ka kujtuar kohën kur ajo kishte parakaluar në tapetin e kuq me maskë në fytyrë.

Kjo ka ndodhur në eventin  “Hits Radio Live” në Birmingham në nëntor të 2019-së.

Rita e veshur e tëra nga marka “Gucci” duke me stil dhe tejet atraktive, teksa thotë se ishte ndër të parat që e ka bërë këtë.

“Isha para gjithë kësaj”, ka shkruar Rita.

Ndryshe, ajo po shijon suksesin e këngës së fundit “How to be lonely”./Indeksonline/