Rita Ora krenare me këtë arritje, ky është suksesi i radhës
Këngëtarja me famë botërore Rita Ora nuk di të ndalet me arritjet e saj të vazhdueshme në karrierën muzikore, shkruan IndeksOnline.
Bukuroshja me prejardhje nga Prishtina vazhdimisht shfaqet nga koncerte të ndryshme gjithandej nëpër botë.
Mirëpo suksesi i fundit që ajo e ka arritur ka bërë që Rita të jetë mjaft krenare.
Kështu ajo në llogarinë e saj në Instagram ajo ka postuar foto ku tregohet suksesi i radhës.
Në platformën Spotyfy ajo ka arritur rreth 30 milion dëgjues për një muaj.
Kjo ka bërë që ajo të rënditet në mes 40 artistëve më të dëgjuar në botë.
Saktësisht Rita është rënditur në vendin e 39.
Ky sukses padyshim se është një motivim shtesë për të vazhduar punën drejt sukseseve më të mëdha. /IndeksOnline
