75 Mall Live Search
13:47 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

Rita Ora kthehet 10 vite prapa, sjell imazh nga fillimit e karrierës

Në këtë kohë pandemie njerëzit po e shfrytëzojnë për të hapur arkivat, e njëjtë ka vepruar edhe Rita Ora.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare në Instagramin e saj ka sjellur një fotografi e realizuar në fillimit e karrierës së saj, saktësisht në vitin 2010.

Ylli kosovar i muzikës shihet e veshur me një fustan të shkurtër, ndërsa edhe stilin e flokëve e kishte më ndryshe prej atij që ka sot.

Ndërkohë që Rita pak kohë më parë ka publikuar këngën e re “How to be lonely”, ndërsa po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj në Londër./Indeksonline/