75 Mall Live Search
14:06 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rita Ora kujton vitin e kaluar, kur e mbulonte ballinën e revistës së njohur

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, njihet për suksesin e madh që ka arritur në skenën muzikore ndërkombëtare.

Ajo në shumicën e radhës rrëmben vëmendjen e mediave rozë e të publikut me bukurinë e saj si dhe linjat trupore që nuk heziton ti ekspozoj.

Së fundmi ajo  ka publikuar disa fotografi ku ka kujtuar vitin e kaluar, me rastin e ditëlindjes së saj kur ajo kishte mbuluar ballinën e revistvës prestigjioze “The Love Magazine”.

Rita ka thënë se shpreson që së shpejti gjërat të kthehen në normalitet si dhe ka pyetur veten si do ta festoj ditëlindjen e 30-të në muajin nëntorë. /IndeksOnline/