75 Mall Live Search
22:39 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Rita Ora lanson koleksionin e ri të çizmeve dhe këpucëve

Rita Ora përveç karrierës muzikore ajo është e suksesshme edhe në fusha tjera.

Pas koleksionit të veshjeve sportive që ajo ka lansuar në vitin 2016, 28 vjeçarja është gati edhe për një koleksion të ri, shkruan Indeksonline.

Por, këtë herë ajo po vije me diçka më ndryshe, këngëtarja e njohur ka lansuar koleksionin e ri të mbathjeve që përfshijnë, këpucë, çizme.

Rita ka bashkëpunuar me emra të njohur si Giuseppe Zanotti për të sjellur një koleksion më ndryshe që do mbajë emrin GZxRitaOra.

“Kush është gati të ecë në këpucët e mija? GZxRitaOra është këtu. Këpucë seksi,çizme dhe aksesor të mijë të preferuar” ka shkruar Rita në ‘Instagram’.

Ndryshe, Rita së shpejti pritet të fillojë edhe turneun e ri botëror./Indeksonline/