Rita Ora lutet për Shqipërinë: Zemra ime është me ju!
Rita Ora ka reaguar pas tërmetit që goditi Shqipërinë në mëngjesin e ditës së sotme.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare nëpërmjet një postimi në InstaStory, ka treguar se po lutet për të prekurit nga tërmeti, shkruan Indeksonline.
“Lutemi për Shqipërinë, zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti!”, ka shkruar Rita sipër flamurit Kombëtar të Shqipërisë.
Ndryshe, ajo sot ka ditëlindjen, këngëtarja kosovare bëhet 29 vjeçe./Indeksonline/
