75 Mall Live Search
22:00 / E Diele, 12 Mars 2023 / AR

Rita Ora mahnitëse në para ndejën e Oscars

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, vazhdon të marrë vëmendje me paraqitjet nëpër evente të ndryshme.

Kjo nuk është hera e parë që artistja shqiptare shfaqet e tillë.

Gjatë dy muajve të fundit, ajo ka qenë në një seri veshjesh të dukshme – së pari, duke bërë një ndryshim me veshjen e tejdukshme ngjyrë vjollcë që i ngjante një këmishë nate në festën e “Golden Globes” dhe “Critics Choice Nominee” dhe më pas disa javë më vonë u shfaq me të brendshme me një fustan transparent për një performancë në klub nate.32-vjeçarja veç tjerash po shijon maksimalisht jetën pas martesës me regjisorin nga Zelanda e Re.