09:17 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rita Ora mbrëmë ‘ndezi’ Tiranën, Dua Lipa elektrizoi Moskën (Foto)

Derisa Rita Ora mbrëmë dhuroi një natë të paharruar në Tiranë, këngëtarja tjetër kosovare Dua Lipa performoi në Moskë të Rusisë.


Dua e cila kohëve të fundit është një nga këngëtaret më të kërkuara në botë po vazhdon suksesshëm karrierën muzikore, shkruan Indeksonline.


Vet këngëtarja ka postuar disa fotografi në llogarinë Instagram ku tregon se si ‘elektrizoi’ me perfomancën e saj rusët.


Ndryshe Dua Lipa shumë shpejtë pritet të vij edhe në Prishtinë për një koncert, madje babai i saj Dukagjini, veçse po qëndron në kryeqytet për të përgatitur çdo gjë për këtë event./Indeksonline/