Rita Ora “mbulohet” me lule për ditëlindjen e 29-të
Rita Ora ka mbushur dje 29 vjet jetë.
Në këtë ditë të veçantë për të nuk kishin si të mungonin mesazhe të shumta, urime dhe patjetër edhe dhurata, shkruan Indeksonline.

Edhe kjo festë e ditëlindjes ka qenë e mbushur me të tilla, këngëtarja e njohur në disa postime që ka bërë gjatë ditës së djeshme në Instagram ka treguar disa nga surprizat që e kanë pritur.

Në foton e publikuar ambienti ku po qëndronte ylli i muzikës ishte i mbuluar me lule, ndërsa këngëtarja nuk ka zbuluar se kush ia ka dhuruar.

Ndryshe, me gjithë ditëlindjen, Rita nuk ka lënë anash as tragjedinë e ndodhur dje në Shqipëri, këngëtarja krahas lutjeve për shqiptarët ka kërkuar që të jepen edhe donacione ndihmë pët të prekurit nga tërmeti./Indeksonline/
