13:22 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Rita Ora mbulon ballinën e revistës së njohur, habit me pamjen e re

Rita Ora së fundi ka pozuar për revistën e njohur “Love”.

Këngëtarja shqiptare përveç që mbuloi ballinën e revistës, ajo po ashtu dha një intervistë, ku foli për jetën private dhe atë profesionale.

29-vjeçarja këtë herë erdhi shumë më ndryshe në dukje, me flokë të shkurtra dhe grim të lehtë, teksa kishte të veshur një fustan që nuk linte shumë vend për imagjinatën.

“Ishte shumë e fuqishme të fliste për jetën dhe të ardhmen me një ekip të pabesueshëm”, ka shkruar Rita.

Ndryshe, Rita ka përfunduar xhirimet e këngës së re, e cila pritet të publikohet së shpejti./Indeksonline/