17:00 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / AR

Rita Ora me burrin ia marrin valles me këngë shqip (video)

Rita Ora, ndodhet prej disa ditësh në Kosovë.

Ajo është bashkë me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi si dhe me disa anëtarë të familjes.

Teksa festoi ditëlindjen e 33-të në Prishtinë, këngëtarja ka qëndruar edhe për festat e Nëntorit.

Rita është parë sërish mbrëmë në një lokal duke u argëtuar me bashkëshortin.

Ajo dhe regjisori nga Zelanda e Re ia kanë marrë valles me disa këngë shqipe ‘tallava’.