08:36 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Rita Ora me fotosesion të ri, shfaqet provokuese

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora po vazhdon me suksese edhe në botën e modës.

Përmes rrjetit social Instagram, ajo ka lajmëruar që ajo do të jetë fytyra e koleksioni të ri të këpucëve nga  dizajneri i njohur italian, Giuseppe Zanotti, transmeton Indeksonline.

Rita ka sjellë disa pamje nga prapaskenat ku duket shumë seksi dhe provokuese.

“Nuk më pritet që të festoi me Giuseppe Zanotti javën tjetër në L.A! Për koleksionin tonë dhe të gjitha fotot që kemi bërë. Këtu janë disa nga prapaskenat” u shprehë Rita Ora.

Ndërsa nga ana e muzikës, Rita muajin e kaluar solli albumin e ri që u pëlqye mjaftë shumë nga publiku./Indeksonline/