19:43 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rita Ora me gjest human: Të hollat nga shitja e bluzave do të shkojnë për bamirësi! (Foto)

Kryeqyteti tashmë është stërmbushur nga qytetarë të shumtë që kanë ardhë anembanë trevave shqiptare për te festuar së bashku 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. E një nga befasitë më të mira të këtij përvjetori padyshim që është edhe ardhja e këngëtares kosovare me famë botërore Rita Ora e cila pritet të performoi sonte në sheshin kryesor të Prishtinës, shkruan Indeksonline.


Rita sot pati një konferencë për media dhe takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn, ndërsa po bëhet gati për koncertin që do të nis në orën 20:00.


Rita pikërisht në 10 vjetorin e Pavarësisë ka dizajnuar edhe një bluzë e cila do të shitet sonte, ndërsa ka bërë të ditur përmes një fotografie të postuar së fundmi në rrjetin e saj social Instagram, që të hollat nga grumbullimi i këtyre bluzave do të shkojnë për bamirësi.


“Qetësi para stuhisë! Këto bluza janë bërë enkas për vendin tim të mrekullueshem për në përvjetorin e Pavarësisë! Të gjitha të ardhurat do shkojnë për bamirësi. Kena me kall! Jemi kaq afër koncertit!”, shkruan Rita Ora.