75 Mall Live Search
20:25 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Rita Ora me mision të veçantë, viziton Kosovën në muajin prill

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora së fundi është bërë pjesë e brendit të njohur ‘Escada’ përmes të cilës synon ti ndihmojë femrat kosovare.

Rita Ora dhe marka gjermane e modës ‘Escada’ janë duke u përgatitur për një kauzë të përbashkët: për t’i ndihmuar gratë të bëhen të forta dhe të pavarura.

Ora është bashkuar me drejtorin e dizajnit global Escada Niall Sloan për të krijuar një edicion të veçantë të çantave në formë të zemrës që debuton sot në mbarë botën dhe kap një vlerë prej 1,195 dollarë, shkruan Indeksonline.

Brendi ‘Ecada’ me një traditë 41-vjeçare do të dhurojë 15 euro nga secila çantë që shitet për organizatën humanitare “Women for Women International” që ka synim të ndihmojë gratë viktima të luftës për të rikrijuar jetët e tyre, këto donacionet do të shkojnë për nismën e Orës që të ndihmojë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

“Unë kthehem sa më shpesh që të mundem, është një vend shumë i rëndësishëm për mua, ” ka thënë Rita për ‘The Hollywood Reporter’.  

Vite më parë Ora u shpall edhe ambasadore në vendlindjen e saj

“U nderova me titullin disa vjet më parë nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga,” tha ajo, duke shtuar se ajo do të kthehet në Kosovë në prill për të bërë disa punë bamirëse me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Kjo inciativë e Ritës arrijnë përtej kauzave të modës dhe bukurisë. 

“Unë mendoj se ju duhet të merrni rreziqe, nëse kjo është në muzikë, modë apo jetë në përgjithësi. Pasi të mësoni të thyejnë rregullat dhe të jeni të vërtetë për atë se kush jeni si një person, si një artist, ju ndiheni të frymëzuar për të krijuar magji, ” u shpreh Rita./Indeksonline/