08:11 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Rita Ora me një tjetër paraqitje mbresëlënëse në Kanë

Në Kanë të Francës po mbahet edicioni i 72-të i Festivalit të Filmit.

Në mesin e yjeve të njohur dhe suksesshëm botërore po merr pjesë edhe këngëtarja shqiptare me famë, Rita Ora, shkruan Indeksonline.

Me të arritur në qytetin e Kanës, Rita ka performuar për brendin e njohur ‘Magnum’, ndërsa ishte edhe një paraqitje tjetër e radhës në të cilën 29 vjeçarja poashtu ka rrëmbyer vëmendjen.

Në një fustan dy pjesësh, Rita theksoj format perfekte të trupit duke kthyer të gjithë sytë nga ajo.

Ndryshe, projekti i saj i fundit është ‘Carry On’ në bashkëpunim me Kygo./Indeksonline/