75 Mall Live Search
14:20 / E Mërkurë, 17 Maj 2023 / AR

Rita Ora merr vëmendjen me pozat e fundit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora mori vëmendjen me paraqitjen e fundit.

Rita Ora dukej mahnitëse në setin e ri fotografik me një grim të rënduar e veshur me të bardha.

Kohët e fundit, Ora ka qenë e zënë me fluturime të shumta në mbarë botën për të promovuar këngën e saj të re, “Praising You”. Albumi i saj i tretë i shumëpritur, “You & I”, do të publikohet në korrik.

Kënga e saj e fundit është një përditësim modern i këngës klasike të Fatboy Slim të vitit 1999, me titull “Praise You”.