09:02 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Rita Ora, mesazh të fuqishëm për të prekurit nga koronavirusi

Numri i të vdekurve nga virusi vdekjeprurës, koronavirus është në rritje, ndërsa në botë po bëhet thirrje për masat parandaluese.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka dhënë një mesazh lidhur me virusin, duke u solidarizuar me të prekurit në Itali ku edhe është shënuar numri më i madh i të prekurve në Evropë.

“Tani mendoj për gjithë shoqërinë time në Itali dhe pjesët e tjera të botës, të prekur!! Qëndroni në shtëpi dhe qëndroni të sigurt, ne ju duam. Për pjesën tjetër të botës, ju lutem mendoni për çdonjërin gjatë kësaj kohe të frikshme”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se në Kosovë nuk është shënuar ende asnjë rast me të prekurit nga koronavirusi, teksa në Shqipëria ka shkuar numri në 10 persona./Indeksonline/