75 Mall Live Search
20:24 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rita Ora: Mezi po pres të rikthehem në shtëpi

Rita Ora pas qëndrimit në Los Anxhelos për angazhimet profesionale është rikthyer në Evropë.

Ylli i muzikës ndërkombëtare ndalesën e parë e bëri në Paris, atje ku edhe po mbahet Java e Modës, shkruan Indeksonline.

Pas një qëndrimi të gjatë jashtë Evropë, Rita është përmalluar për shtëpinë, prandaj përmes një postimi në Instagram u shpreh e lumtur që është rikthyer.

“Njerëzit nuk e kuptojnë sasinë e përpjekjeve që vazhdojnë. Jam kthyer në Evropë. Koha e shtëpisë. Mezi po pres”, ka shkruar Rita.

Ndryshe, Rita së shpejti do të sjell projektin e ri muzikor, i cili do të jetë i pari pas një kohe të gjatë./Indeksonline/