75 Mall Live Search
22:53 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rita Ora ‘ndez’ publikun, performancë fantastike në Dubai

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora performancën e radhës e mbajti në Dubai.

28 vjeçarja u mirëprit me shumë entuziazëm nga një numër i madh i adhuruesve që ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër yllin botëror të muzikës, shkruan Indeksonline.

Duke mos i zhgënjyer fansat, Rita dha maksimumin e saj në këtë performancë duke arritur të marr vëmendje edhe me dukjen e saj plotë stil.

Rita në një veshje unike u kujdes të theksonte pjesët më seksi të trupit, këmbët gjoksin dhe vithet.

Këngëtarja nuk harroj t’i falënderoj adhuruesit përmes një postimi në Instagram.

“Dubai ishte fantastik. Faleminderit çdonjërit që erdhi! Edhe pse ishte 30 gradë!!”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografive./Indeksonline/