Rita Ora ‘ndez’ rrjetin, ekspozon linjat e tonifikuara në bikini

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka ekspozuar barkun me bikini shumëngjyrëshe.
Në Instagram ka publikuar një fotografi nga udhëtimi i saj në Paris, ku ka festuar 60-vjetorin e lindjes së të ëmës, transmeton Indeksonline.

Ajo ka shfaqur fizikun e tonifikuar teksa ka postuar një selfie në pasqyrë në banjën e hotelit.
Për këtë paraqitje bukuroshja nuk vendosi grim duke vënë në pah bukurinë natyrale.
“Parisi ishte koha më e mirë me familjen time për 60-vjetorin e lindjes së nënës. Njësoj sërish vitin tjetër”, shkroi ajo./Indeksonline/

