75 Mall Live Search
12:03 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rita Ora në pushime luksoze, merr me vete ushqim tradicional shqiptarë

Rita Ora bashkë me familjen e saj kanë kaluar festën e Krishtlindjeve në pushime luksoze, në Saint Barth.

Përveç ushqimeve që shërbehen në këtë festë, ata nuk kanë harruar as ushqimet tradicionale shqiptare, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë që Rita shpesh herë ka treguar se është një adhuruese e ushqimeve nga vendlindja e saj, prandaj herë pas here edhe e tregon këtë.

Ndërkohë, mbrëmë edhe Dua Lipa ka vizituar një restaurant shqiptarë në Bronx ku është ushqyer me qebapa.

Vajzat shqiptare krahas sukseseve të tyre nuk harrojnë asnjëherë që të kthejnë vëmendjen nga vendi ku e kanë prejardhjen./Indeksonline/