10:50 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Rita Ora në top formë, gati për ta “djegur” edhe 2020-n!

Rita Ora është ndër këngëtaret shqiptare që kanë arritur të preknin “majat” e top listave botërore.

Ajo me talentin e saj në muzikë, ka bërë që këngët e saj të vlerësohen maksimalisht dhe kështu ajo ka bërë për vete miliona fansa, shkruan Indeksonline.

Rita, gjithashtu është mjaft aktive nëpër rrjetet sociale, ku ekspozohet vazhdimisht përmes imazheve, shpesh herë, duke ekspozuar linjat trupore në formën më të mirë.

Kështu ka bërë edhe së fundmi, kur ajo është paraqitur përmes një InstaStory.

Ajo duket në superformë, duke treguar kështu se është e gatshme për aktivitetet e shumta që e presin gjatë vitit 2020 në fushën e muzikës.

Kujtojmë se në dhjetor të 2019-s, Rita pati bërë të ditur vendet ku do të performojë përgjatë turneut të saj muzikor të vitit 2020. /Indeksonline/