75 Mall Live Search
12:02 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Rita Ora nis punën pas pandemisë, po diçka tjetër e ndërpret

Rita Ora qëndroi e izoluar për muaj të tërë në një fshat të Londrës së bashku me shoqërinë e saj, pas përhapjes së pandemisë Covid-19.

Ndërsa, tashmë Rita i është rikthyer punës për projekte të reja muzikore e që pritet të promovohet së shpejti.

Por, teksa Rita po bëhej gati për të punuar, diçka e ka penguar dhe për këtë tregoi në disa fotografi që publikuar në Instagram.

“Shok unë vetem po mundohem të punojë, mbane distancën sociale”, ka shkruar Rita ndërsa pranë saj shihet një ari lodër.

Ndryshe, kujtojmë se kënga e fundit e Ritës mban titullin: “How to be lonely” e cila u prit mirë nga adhuruesit./Indeksonline/