Rita Ora, një “legjendë” e palodhshme, ky është suksesi i saj, më 2019
Rita Ora, është një nga këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare, e cila me sukses ka arritur të zinte një vend të rëndësishëm në muzikën botërore.
Edhe viti 2019 ishte mjaft i suksesshëm për të si këngëtare dhe artiste, shkruan Indeksonline.
Ajo e filloi vitin sikur “British Female Artist” me 10 “Singla” në top listën e njohur britanike “UK Charts”.

Rita, gjithashtu gjatë vitit 2019 performoi nëpër koncerte të saj në Oqeani, Azi, SHBA, Evropë dhe Britani të madhe. Gjithsej 50 shfaqje deri tashti – shumica prej tyre të mbushura “full”.
Këngëtarja, gjithashtu realizoi 3 këngë mjaft të pëlqyera si : RIP (ft Anitta and Sofia Reyes), Carry On (ft Kygo) dhe Ritual (Ft Jonas Blue), ajo gjithashtu realizoi edhe 2 video muzikore si – “Only Want You” dhe “New Look”.

Suksesin ajo e vazhdoi edhe në projekte filmike duke realizuar 2 filma si : “Detective Pikatchu” dhe “Oliver Twist” , e gjithashtu edhe një emision televiziv – “The Masked Singer”.
Ndëkaq, Rita u bë ambasadore e organizatës “UNICEF’ në Kosovë – në shtëpinë e saj.

Pa dyshim se viti që po e lëmë pas ishte një vit mjaft i suksesshëm për Ritën, e cila punoi shumë duke arritur një sukses dhe një vëmendje të madhe nga publiku, duke gërshetuar punën me talentin e saj që ka bërë për vete miliona fansa gjithandej nëpër botë. /Indeksonline/