Rita Ora nuk i lë anash aktivitetet sportive, në kohë pandemie

Këngëtarja shqiptare me fame botërore Rita Ora, është një nga vajzat shqiptare që ka arritur me sukses të kapë majat e top listave ndërkombëtare.
Falë talentit të saj për muzikën dhe hiteve që ka sjellë, ajo pëlqehet nga miliona fansa gjithandej nëpër botë, shkruan Indeksonline.
Edhe paraqitjet e saj publike janë gjithnjë të mirëpritura nga miliona fansa që e ndjekin atë nëpër rrjetet sociale.
Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi ku shihet se ka dale për një shetitje në këtë kohë pandemie, duke shfrytëzuar këtë si aktivitet për të mbajtur në formë linjat e saj trupore. /IndeksOnline/
