18:10 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Rita Ora nuk i ndal ushtrimet as në shtëpi, joshëse në veshje sportive

Rita Ora ka bërë maksimumin e saj për të qëndruar në formë të mirë edhe gjatë karantinës, teksa ka ndarë një video nga përpjekjet e saj të stërvitjes në shtëpi.

Këngëtarja, 29 vjeçare,  performoi një stërvitje të ashpër duke u shfaqur e djersitur  gjatë ekzekutimit të ushtrimeve këtë të mërkurë, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja nga Kosova u pa në veshje sportive të ngushta dhe që tregonin trupin e saj të formësuar.

Rita mbajti kamerën mbi veten e saj, duke shfaqur rezultatet e gjithë punës së saj të vështirë në stërvitej ndërsa u përqendrua në stomakun e saj të tonifikuar.

Ndryshe, së fundi artistja po e shijon suksesin e këngës së re “How to be lonely” me të cilën u rikthye pas një kohe të gjatë./Indeksonline/