75 Mall Live Search
13:22 / E Premte, 09 Maj 2025 / k.v

Rita Ora paralajmëron këngën e re “Heat”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka paralajmëruar rikthimin e saj në skenën muzikore me projektin më të ri, këngën “Heat”.

Artistja, e cila prej prej më shumë se një dekade e gjysmë është pjesë e industrisë muzikore ndërkombëtare, ka ndarë me ndjekësit një pjesë të këngës përmes një videoje në TikTok, ku shfaqet në një atmosferë tejet verore dhe sensuale.

Ndërkaq kënga, që në dëgjimin e parë i përket zhanrit pop-dance me ndikime elektronike, përmban ritme të shpejta dhe motive verore që e bëjnë ideale për sezonin që po vjen. Me energji pozitive dhe një refren të kapshëm, “Heat” pritet të jetë një tjetër hit në repertorin tashmë të pasur të Ritës.

-->
Mos i humb