75 Mall Live Search
10:40 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Rita Ora, pas vizitës te dentisti, shfaqet gjysmë e zhveshur

Rita Ora ka nisur punën për projektin e ri muzikor, teksa xhirimet e videoklipit po i realizon në Miami.

29-vjeçarja ka sjell vazhdimisht video dhe fotografi nga vendi ku po realizohen xhirimet, duke mbajtur të informuar adhuruesit e saj rreth këngës së re.

Artistja me famë botërore, pas një dite të lodhshme ka sjell një video në “InstaStoy” në të cilën shihet gjysmë e zhveshur, ndërsa tregon që sapo është rikthyer nga dentisti.

“Sa u largova nga dentisti dhe goja më është mpirë”, ka shkruar Rita sipër postimit.

Ndërsa, këngëtarja shqiptare ende nuk e ka zbuluar datën e promovimit të këngës së re./Indeksonline/