Rita Ora performancë për herë të parë “How To Be Lonely”, shkëlqen më dukjen

Rita Ora është rikthyer me një projekt të ri muzikor pas një pauze të gjatë.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka publikuar hitin e ri “How To Be Lonely” e që u prit mirë nga adhuruesit e saj, shkruan Indeksonline.

Ndërsa mbrëmë 29 vjeçarja ka performuar për herë të parë hitin më të ri në “Sport Relief 2020”.

E veshur e tëra në të bardha, e shoqëruar nga valltarët e saj, Rita dha maksimumin duke shkëlqyer në skenën me zërin dhe paraqitjen.

Ndërkohë, po mbrëmë Rita mohoj se është në lidhje e Joey Essex, me të cilin u fotografua së fundi./Indeksonline/