75 Mall Live Search
16:33 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

Rita Ora performancë të ‘zjarrtë’ në Londër: Ëndrra ime është bërë realitet

Rita Ora po vazhdon suksesshëm me turneun e saj botëror ‘Phoenix Tour’.

Ndalesa e radhës ishte Londra, këngëtarja shqiptare mbajti koncert në ‘O2 Arena’ ku edhe ishin mbledhur një numër i madh i adhuruesve.

Së bashku me 28 vjeçaren në skenë u ngjitën edhe Lima Payne, Charli XCX dhe Dutty Paul me të cilët Rita ka bashkëpunime.

Disa imazhe dhe video nga nata e kaluar këngëtarja i ka postuar edhe në Instagram.

“Durimi është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të keni, miqtë e mi gjithmonë thonë se unë kam shumë për të thënë dhe unë duhet të mbyll dhe të këndoj, por për herë të parë në jetën time, jam pa fjalë,  të jesh nga Kosova, është e vështirë që ëndërrat të realizohen, por duke ardhur këtu unë i kam bërë ëndrrat e mia një realitet dhe unë nuk e harroj këtë, unë punoj shumë, por kjo është arsyeja pse ‘- vërtetë e mendoj atë e thash mbrëmë. Për tifozët e mi dëshiroj të them faleminderit që qëndro pranë meje përgjatë gjithë këtyre viteve, ngritjet dhe ngritjet, luftimet, triumfet. Ju  dua” ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit.//Indeskonline/