Rita Ora përformon në koncertin madhor në Londër

Rita Ora ishte një nga përformuesit e edicionit të sivjetëm të festivalit të Capital Official.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ndezi skenën duke kënduar disa nga hitet e saj, përfshirë dhe atë të fundit “Heat”, shkruan IndeksOnline.
Mijëra adhurues të muzikës e shijuan përformancen duke vallëzuar e kënduar bashkë me Ritën, që elektrizoi skenën në mes të Londrës.
Pas përfundimit të përformances, ajo u takua edhe me shumë fansa që prisnin në radhë për të bërë fotografi me të.