09:42 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Rita Ora përkrah iniciativën kosovare për mbledhjen e fondeve, për luftimin e COVID-19

Rita Ora edhe një herë ka treguar mbështetjen e saj të pakusht për vendin e saj të origjinës.

Artistja me famë botërore ka përkrahur iniciativën “Një Kafe Si Flutur” që ka për qëllim mbledhjen e fondeve për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.

Rita përmes një video dëgjohet teksa në gjuhën shqipe kërkon që të mos dilni nga shtëpia dhe të ndihmoni këtë nismë.

“Mos dil jashtë për një kafe, rri në shtëpi, ju dua”, shprehet ndër tjera Rita./Indeksonline/