13:17 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Rita Ora përkrah këngëtares së njohur, provokojnë me gjuhën jashtë!

Rita Ora së fundi ka publikuar projektin e ri R.I.P në bashkëpunim me Sofia Reyes dhe Anitta.

Kënga është mirëpritur nga adhuruesit e këngëtarëve ndërsa edhe në videoklip ato kanë shkëlqyer me dukjen, shkruan Indekosnline.

Rita ka publikuar një imazh së fundi në ‘Instagram’ përkrah Anittës i cila ishte bërë gjatë xhirimeve të videoklipit, të dyja ato kanë provokuar me gjuhën jashtë derisa dukeshin mjaft atraktive.

Kujtojmë që Rita së fundi po qëndron në Azi në kuadër të turneut të saj botëror ‘Phoenix’./Indeksonline/