Rita Ora përlotet teksa performon, kujton DJ-në e famshëm, i cili u vetëvra
Rita Ora gjatë një koncerti bamirësie në Stockholm, ka kujtuar Aviciin, DJ i famshëm, ku Stockholmi është edhe qyteti i tij i lindjes.
Këngëtarja u përlot teksa performoi “Lonely Together”, hitin që ajo e regjistroi me DJ-në, i cili bëri vetëvrasje vitin e kaluar, shkruan Indeksonline.
Ajo më vonë, përmes një postimi në Instagram e falënderoi familjen e Aviciit për organizimin e ngjarjes dhe ftesën që i bënë asaj.
Tim Bergling, i njohur si Avicii, u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Oman, në prill të vitit 2018. Ku thuhet se bëri vetëvrasje./Indeksonline/
