23:41 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Rita Ora përmbyll turneun evropian me një performancë fantastike

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka përmbyllur turneun e saj në Evropë.

Rita ka dhuruar performancat e fundit në Oslo dhe Stokholm ku edhe ka shkëlqyer me paraqitjen, shkruan Indeksonline.

28 vjeçarja ka publikuar tashmë edhe videot nga performanca e mbrëmshme ku ishin të pranishëm një numër i madh adhuruesish.

“Videot nga performanca ime në Oslo dhe Stokholm tashmë janë publikuar në ‘Youtube’, Europë ne kemi krijuar shumë kujtime dhe mezi po pres ti ndaj me ju, faleminderit Kygo për perfomancën e mrekullueshme të këngës ‘Carry On’ për të parën herë me ty por jo edhe të fundit, Ju dua” ka shkruar Rita përkrahë videos./Indeksonline/