14:58 / E Martë, 27 Tetor 2020 / V R

Rita Ora pjesë e eventit “MTV EMA”, jo vetëm si këngëtare

Emrat më të njohur të muzikës botërore do të bëhen bashkë në  eventin e ndarjes së çmimeve “MTV EMA” që do të zërë vend më 8 nëntor.

As këtë vit nuk do të ketë mungesë të artisteve shqiptare, të cilat me sukseset e tyre ndërkombëtare janë prej figurave më të rëndësishme të muzikës aktualisht në botë.

Është këngëtarja kosovare, Rita Ora që do të jetë pjesë e “MTV EMA”, e që këtë herë do të jetë në rolin e prezantueses.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet 29 vjeçarja në një postim në rrjetet sociale, ku u shprehe e lumtur për këtë.

“E emocionuar që do të prezantoj këtë vit në “MTV EMA”, ka shkruar Rita.

Ndryshe, Rita pas periudhës së pandemisë, ka filluar intenzivisht punën për projekte të reja./Indeksonline/