14:53 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rita Ora pjesë e jurisë, në emisionin e njohur britanik

Ylli botëror i muzikës me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka arritur një sukses të madh në skenën muzikore ndërkombëtare, duke prekur majat e top listave më të rëndësishme.

Ajo është vazhdimisht e angazhuar me projekte muzikore dhe me pjesëmarrje nëpër emisione të shumta televizive, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ajo ka bërë të ditur se është e kënaqur që do të jetë pjesë e “show”-it televiziv “The Masked Singer UK” dhe do të jetë pjesë e jurisë.

“Jam shumë e lumtur, që do të jem pjesë e familjes ‘Masked Singer Uk’ në janar, më ndiqni”, ka shkruar ylli i muzikës, Rita Ora, shoqëruar me disa fotografi ku duket mjaft bukur dhe joshëse. /Indeksonline/