Rita Ora pjesë e një filmi të ri, luan krahas Gyllenhaal-it
Rita Ora i është bashkuar kastit të dramës-komedi “Honeymoon with Harry” të Amazon MGM Studios, bashkë me Kevin Costner, Jake Gyllenhaal dhe Sarah Pidgeon.
Ende nuk ka asnjë informacion për rolin që do të luajë ylli shqiptar me famë botërore, transmeton IndeksOnline.
Por, pjesëmarrjen në këtë prodhim filmik, Rita tashmë e ka konfirmuar, duke shpërndarë në rrjete sociale raportimet lidhur me të.
Rita rikthehet të punojë me Amazon, pasi luajti përkrah Henry Cavill dhe Sterling K. Brown në filmin “Voltron”, i cili pritet të dalë vitin e ardhshëm.
Rita do të shihet së shpejti edhe në filmin e Disney-t “Descendants: Wicked Wonderland”, duke riinterpretuar rolin e saj të Mbretëreshës së Zemrave.

