Rita Ora, pjesë e një tjetër filmi
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka zhvilluar bisedime me krijuesin e Disneyt për të luajtur një personazh të bazuar në filmin Artful Dodgerit.
Ky film është frymëzuar nga romani i Charles Dickensit, i vitit 1839.
Një burim i brendshëm i filmit tha për gazetën britanike “The Sun” se Rita ka zhvilluar diskutime për rolin dhe vlerëson se mund të ndihmojë vërtet ta çimentojë atë si një aktore të besueshme.
Filmi do të jetë dukshëm i ndryshëm nga versioni origjinal, por personazhi i saj do të bazohet në Artful Dodger.

“Bisedimet janë duke vazhduar, por ajo është entuziaste që të ndodhë dhe ekipi i filmit ka qenë me të vërtetë i impresionuar nga Rita deri tashti. Filmi do të jetë masiv dhe tashmë ka shumë lëvizje rreth tij në industri, kështu që është shumë emocionuese për të, ” shtoi tutje ky burim.
Pjesë e këtij filmi pritet të jenë edhe reperi Ice Cube, ndërsa në vitin 2017 ishte zbuluar se këngëtarja Adele ishte afruar për të qenë pjesë e filmit në rolin e heroinës Nancy.
Vlen të theksohet se larg karrierës së saj muzikore, Rita gjithashtu e ka sfiduar veten, duke qenë aktive, si aktore me rolet në filmat: “Fifty Shades of Grey”, “Southpaw” të Jake Gyllenhaalit dhe “Pokemon Detective Pikachu”, i cili u realizua sivjet.