12:40 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Rita Ora pjesë e programit të njohur të Jimmy Fallon

Rita Ora padyshim se është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare në skenën muzikore botërore.

Ajo me këngët e saj të shumta, ka arritur të kap majat e top listave botërore, duke bërë për vete miliona fansa anë e mbanë nëpër botë, shkruan Indeksonline.

Së fundmi Rita kë bërë të ditur se të marten, do të jetë pjesë e programit popullor në Amerikë, saktësisht në emisionin “The Tonight Show with Jimmy Fallon”.

Për shkak të pandemisë Covid-19, ajo do të jetë e lidhur në emision nga shtëpia e saj.

Ajo gjithashtu do të performoj këngvn e fundit të saj “How to be Lonely”, derisa do të flas për periudhën e izolimit. /IndeksOnline/