Rita Ora plot stil e shije, paraqitet nga Parisi

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, njihet për talentin që ka dhe muzikën e bukur që sjellë për publikun.
Ajo me anë të këngëve të saj që i ka shndërruar në hite, ka arritur të bëjë për vete një numër të madh fansash gjithandej nëpër botë, shkruan Indeksonline.

Rita së fundmi është parë në Paris, derisa ka shkëlqyer me paraqitjen e saj plot stil e shije.

Ajo është parë e veshur me një stil të veçantë, duke zbukuruar edhe më tepër kryeqytetin francez, që njihet si një nga qendrat kryesore të modës nëpër botë. /Indeksonline/

