Rita Ora probleme me shëndetin, detyrohet të anuloj koncertet
Këngëtarja shqiptare ka anuluar koncertin në Amazon për shkak të problemeve me shëndetin.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, përmes një statusi në rrjetet sociale ka treguar se është detyruar që të bëjnë një gjë të tillë për shkak të rekomandimeve të mjekut, transmeton Indeksonline.

“Jam shumë e trishtuar të ju njoftoj që sot jam zgjuar e sëmurë dhe më kanë rekomanduar mjekët e mi që të mungojë në ngjarjen në Amazon sot. Unë mezi prisja të ju shihja sot! Ky është vendim që nuk është marrë nga duart e mia dhe më vjen keq që nuk jam aty. Asgjë nuk më bën më të lumtur sesa të performoj dhe të shoh fansat e mi të pabesueshëm dhe të mos jem në gjendje ta bëj këtë është shkatërruese – të gjithë ju nënkuptoni botën për mua. Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për mbështetjen tuaj”, ka shkruar Rita.

Ndryshe, krahas koncerteve, Rita është në përgatitje të projektit të ri muzikor./Indeksonline/