75 Mall Live Search
14:08 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Rita Ora publikon datat e para të turneut botëror

Rita Ora vitin që lamë pas ka publikuar albumin e saj të dytë me radhë ‘Phoenix’.

Ndërsa, në mars të këtij viti ajo ka paralajmëruar turneun e saj botëror i cili do të mbahet në vende të ndryshme të botës, shkruan Indeksonline.

Në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’, Rita ka publikuar edhe data e para të turneut.

“Mezi po pres të filloj turneun. Kë nga ju do ta shoh atje? Australia nga ti ja fillojë” ka shkruar Rita përkrah fotografisë.

Turneun i këngëtares shqiptare do të fillojë së pari në kontinentin Australian për të vazhduar më vonë edhe në Evropë dhe Amerikë./Indeksonline/